Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mattarella rizgjidhet president

Mattarella rizgjidhet president

Ligjvënësit italianë arritën më në fund të bien dakord për një fitues të zgjedhjeve presidenciale, që është presidenti aktual, Sergio Matterella.

Ai arriti të marrë votat e duhura, mbi 505, për të rimarrë këtë post, edhe pse sipas tij, kishte plane të tjera, por do të respektonte vendimin e parlamentit.

Ky ishte votimi i tetë, pas shtatë të parëve të dështuar.

Shumë politikanë donin që Mattarella të qëndronte në detyrë në mënyrë që të mos rrezikojë qeverinë teknokrate te Draghit, e cila është vlerësuar lidhur me shëndetin publik dhe përgjigjet ekonomike ndaj Covid-19.

Votimet janë zhvilluar çdo ditë që nga e hëna, me një shumicë prej dy të tretash të nevojshme në raundet fillestare.

Mandati shtatëvjeçar i presidentit është kryesisht i mbushur me çështje ceremoniale, por ndonjëherë mund të ketë pushtet të madh, duke përfshirë ndalimin e legjislacionit, shpërndarjen e parlamentit dhe rrjedhimisht zhvillimin e zgjedhjeve të reja dhe miratimin ose pengimin e emërimit të ministrave. /atsh

Exit mobile version