Mbështetësit e organizatës terroriste YPG/PKK zhvillojnë protestë në Finlandë dhe Suedi – VIDEO

Mbështetësit e organizatës terroriste YPG/PKK zhvilluan protestë kundër Türkiye-s (Turqisë) në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki dhe në kryeqytetin e Suedisë, Stockhom, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të mbledhur përpara Parlamentit të Finlandës, mbështetësit e terrorizmit kërkuan që Finlanda të mos pranojë kërkesat e Turqisë lidhur me anëtarësimin në NATO dhe të mos hyjë në NATO.

Mbështetësit e organizatës hapën ‘leckat‘ me simbole të organizatës terroriste YPG/PKK dhe protestuan për dy orë përpara parlamentit.

Ndërsa edhe në kryeqytetin e Suedisë, Stockhom, një grup i mbështetësve të organizatës terroriste u mblodhën në sheshin “Norra Bantorget” dhe zhvilluan protestë me kërkesën që Suedia të zbatojë embargo të armëve ndaj Turqisë.

Në protestë u mbajtën ‘leckat‘ me simbole të organizatës terroriste YPG/PKK si dhe u hapën posterët e kreut të organizatës terroriste, Abdullah Öcalan. /aa

Nga protesta në Paris: