Mbi 1 mijë hebrenj ekstremistë në shoqërim të policisë izraelite hynë në Al-Aksa

Më shumë se një mijë radikalë hebrenj, të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, e cila ndodhet në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Vakëfit të Al-Aksasë në deklaratën e saj thekson se nga orët e mëngjesit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa përmes Portës Marokene kanë hyrë 1.210 radikalë hebrenj.

Deklarata shton se ekstremistët hynë në kompleksin al-Aksa në grupe më të mëdha dhe se ata ngritën tensione duke organizuar ceremoni fetare.

Hebrenjtë shënojnë ditën e zisë dhe agjërimit Tisha BeAv, kurse grupet ekstreme hebreje u bënë thirrje kolonëve hebrenj që të dalin në një numër sa më të madh dhe të pushtojnë kompleksin Al-Aksa.

Dëshmitarët okularë thonë se policia izraelite sulmoi palestinezët të cilët vizituan Al-Aksanë pas namazit të sabahut dhe disa persona u arrestuan.

Ata tregojnë se policia gjithashtu përdori gaz lotsjellës dhe se pjesë të caktuara të kompleksit ishin të mbyllura.

Palestinezët u përpoqën të parandalonin ekstremistët hebrenj në synimin e tyre për të hyrë në Al-Aksa përmes portave Mbreti Faisal dhe Hutt.

Policia izraelite bllokoi të gjitha hyrjet në Al-Aksa me ardhjen e hebrenjve dhe dhjetëra palestinezë mbetën brenda.

Tensionet po rriten brenda dhe afër Harem Al-Sherifit. /aa