Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbi 1 milion persona janë evakuuar nga Ukraina në Rusi, thotë Lavrov

Mbi 1 milion persona janë evakuuar nga Ukraina në Rusi, thotë Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se mbi 1 milion persona janë evakuuar nga Ukraina në Rusi, që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Sipas Lavrov, nga 1.02 milion persona, 120 mijë prej tyre janë të huaj dhe të tjerë janë të evakuuar nga rajonet separatiste të Ukrainës të mbështetura nga Rusia, Donjeck dhe Luhansk.

Lavrov tha për agjencinë zyrtare të lajmeve të Kinës Xinhua, se 2.8 milionë njerëz në Ukrainë kanë kërkuar të evakuohen në Rusi.
Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara, më shumë se 5.4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, shkruan Reuters.

Moska e quan atë një “operacion special” për të çmilitarizuar fqinjin e saj, por autoritetet në Ukrainë dhe në vendet perëndimore thonë se Rusia nisi një luftë të paprovokuar.

Lavrov tha se nëse Shtetet e Bashkuara dhe NATO janë vërtet të interesuara për zgjidhjen e krizës, ata duhet të ndalojnë dërgimin e armëve në Kiev. /euronews

Exit mobile version