Më shumë se 115.000 persona kanë kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, tha një ministër polak.
Vetëm në katër orët e fundit, 15.000 njerëz hynë në vend, u shpreh ministri i Brendshëm Pawel Szefernaker në një konferencë shtypi.
Me mijëra qytetarë ukrainas prej tri ditësh i kalojnë ditët dhe netët të bllokuar në trafik dhe në kufij, me shpresën se do të largohen nga vendi i tyre, i cili po përjeton sulme të njëpasnjëshme.
Ata i janë drejtuar kryesisht kufirin me Poloninë, vend që është shprehur i gatshëm t’i ndihmojë dhe t’i strehojë. /euronews
