Mbi 18% e të rriturve në BE janë duhanpirës, Suedia dhe Danimarka me raport të përmbysur

18.4% e popullsisë së Bashkimit Evropian mbi 15 vjeç lart janë konsumatorë të përditshëm të duhanit. Të dhënat e publikuara nga Eurostat i përkasin vitit 2019.

Në fakt, 12.6% e BE konsumon më pak se 20 cigare në ditë, kurse 5.9% konsumon më shumë se 20 cigare.

Vendet me duhanpirësit më të mëdhenj janë Bullgaria (28.7%), Greqia (23.6%), Letonia (22.1%), Gjermania (21.9%) dhe Kroacia (21.8%).
Kurse vendet me përqindjen më të ulët të pirësve të duhanit janë Suedia (6.4%), Finlanda (9.9%), Luksemburgu (10.5%), Portugalia (11.5%) dhe Danimarka (11.7%).

Duhanpirësit që konsumojnë më shumë se 20 cigare në ditë janë 1% në Suedi dhe 12.9% në Bullgari. Në të njëjtën kohë, ata që konsumojnë më pak se 20 cigare janë 5.3% në Suedi dhe 15.8% në Bullgari.

Duhanpirësit meshkuj janë më të shumtë në numër se sa gratë dhe vajzat pasi janë 22.3% e meshkujve të moshës mbi 15 vjeç që janë konsumator të përditshëm krahasuar me 14.8% të femrave.
Numri më i ulët i duhanpirësve meshkuj është regjistruar në Suedi në nivelin 5.9% dhe më e larta në Bullgari 37.6%. Kurse për femrat, në Suedi janë 6.8% duhanpirëse dhe në Bullgari janë 20.7%.

Sa u takon vendeve të BE vetëm në Suedi dhe Danimarkë numri i duhanpirësve femra është më i lartë se sa i meshkujve.

Në Suedi ka 0.9% duhanpirës meshkuj se sa gratë dhe vajzat ndërsa në Danimarkë janë 0.1% më pak duhanpirës meshkuj se sa numri i femrave. /euronews