Qeveria e Republikës Demokratike të Kongos ka njoftuar se mbi 400 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë nga rebelët në lindje të vendit. Autoritetet akuzojnë Ruandën se ka shkelur marrëveshjen e fundit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.
Sulmet ndodhën në zona të izoluara ku ushtria kongoleze ka pak kontroll, dhe ku grupet e armatosura veprojnë prej vitesh. Situata e sigurisë në lindje të vendit po përkeqësohet, ndërsa përpjekjet diplomatike për paqe po hasin vështirësi. /mesazhi
