Ballina Lajmet Kosovë Mbi 45 milionë euro borxh, KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të madh të...

Mbi 45 milionë euro borxh, KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të madh të shkyçjeve në Veternik

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” të mërkurën do të zhvillojë aksion ndaj borxhlinjve të shërbimeve të ujit dhe konsumatorëve ilegalë në lagjen “Veternik”.

Zëdhënësja e Kompanisë, Arjeta Mjeku, njoftoi se në fokus janë bizneset e vogla, bizneset e mëdha dhe amvisëritë, duke theksuar se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.
Prej tyre 40 milionë euro nga sektori i amvisërisë e 5 milionë nga bizneset.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit! Nesër 19 qershor 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në lagjen ‘Veternik’. Nisja bëhet nga objekti i KRU ‘Prishtina’ SH.A. në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Exit mobile version