Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mbi 6 milionë tonë drithëra janë eksportuar nga Ukraina që nga muaji...

Mbi 6 milionë tonë drithëra janë eksportuar nga Ukraina që nga muaji gusht

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se mbi 6 milionë tonë drithëra janë eksportuar nga Ukraina që nga muaji gusht nën marrëveshjen e Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më 22 korrik, Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, që u ndërprenë në muajin shkurt pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe përfaqësues të OKB-së u formua në Stamboll, e cila ka për qëllim mbikëqyrjen e dërgesave.

Ministria turke njoftoi se gjatë ditës së fundit tetë anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës.

Që kur anija e parë lundroi nga Ukraina më 1 gusht sipas marrëveshjes së Stambollit, mbi 260 anije me mbi 6 milionë tonë drithëra janë larguar nga portet ukrainase deri më tani.

Exit mobile version