Më shumë se 70 pasagjerë mbetën të bllokuar në bordin e një trageti në Ishujt Solomon, pasi motori i tij u fik të premten, transmeton Anadolu.
Gazeta lokale Solomon Star raporton se anija MV Awka pësoi probleme mekanike të premten në mëngjes, teksa po kthehej nga Anuta drejt Vanikoro.
Pas fikjes së motorit, vetëm gjeneratori që furnizonte anijen me energji elektrike mbeti në funksion, duke bërë që ajo të mbetej në mëshirë të rrymave detare.
Dje, një avion francez nga Kaledonia e Re dhe Australia ofruan mbështetje ajrore.
Edhe anija kineze e mallrave Sunnine 3 mëngjesin e sotëm hodhi furnizime ndihme në det për 73 personat në bord. Megjithatë, ekuipazhi nuk mundi t’i merrte ato drejtpërdrejt për shkak të dallgëve të larta dhe pranisë së peshkaqenëve në zonë.
Furnizimet u nxorën përfundimisht nga uji me ndihmën e litarëve, megjithëse raportohet se një pjesë e tyre u hëngrën nga peshkaqenët.
Anija patrulluese Gizo pritej të mbërrinte sot në mbrëmje për të ofruar ndihmë të mëtejshme.
MV Awka operon në linjat detare të pjesës më lindore të vendit, në kuadër të Shërbimit të Transportit Detar me Koncesion të qeverisë.