Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Mbi 8.000 njerëz bënë vetëvrasje në Indi gjatë karantinës në vitin 2020”

“Mbi 8.000 njerëz bënë vetëvrasje në Indi gjatë karantinës në vitin 2020”

Nityanand Rai

Mbi 8.000 njerëz në Indi kryen vetëvrasje në vitin 2020 për shkak të papunësisë dhe vështirësive financiare gjatë karantinës së papritur me të cilin u përball vendi gjatë valës së parë të koronavirusit, u tha qeveria ligjvënësve, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në parlament, ministri i ri i Punëve të Brendshme Nityanand Rai tha se 8.761 njerëz “vdiqën në vitin 2020 nga vetëvrasja për shkak të papunësisë, falimentimit ose borxhit”.

Gjithsej 25.251 njerëz në vend i kishin dhënë fund jetës së tyre midis viteve 2018 dhe 2020 për shkak të krizës financiare, shtoi Rai.

Qeveria ka nënvizuar gjithashtu se ka nisur nisma të ndryshme punësimi dhe gjenerimi të të ardhurave.

Ministria e Brendshme ka thënë se programet e saj kryesore, duke përfshirë prodhimin vendas, digjitalizimin, pastërtinë, qytetet inteligjente, strehimin, infrastrukturën dhe industrinë, kanë potencial për të rritur mundësitë produktive të punësimit.

“Për të adresuar barrën e çrregullimeve mendore, qeveria po zbaton Programin Kombëtar të Shëndetit Mendor (NMHP) dhe po mbështet zbatimin e Programit të Shëndetit Mendor të Rretheve (DMHP) nën NMHP-në në 692 rrethe të vendit”, thuhet në një deklaratë të fundit nga qeveria.

Qeveria nënvizoi se këto programe synojnë të ofrojnë shërbime për parandalimin e vetëvrasjeve, menaxhimin e stresit në vendin e punës, trajnime dhe këshillim për aftësitë e jetës në shkolla dhe kolegje, së bashku me shërbimet e shëndetit mendor, nga parandalimi deri te kujdesi afatgjatë. /aa

Exit mobile version