Mbreti i Arabisë Saudite, Salman shpreson se bisedimet me Iranin do të japin rezultate

Salman bin Abdulaziz

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz tha se vendi i tij shpreson se bisedimet fillestare me Iranin për të ndërtuar besimin do të japin rezultate të prekshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbreti Salman në një fjalim përmes telekonferencës në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) theksoi se “Irani është një vend fqinj dhe shpresojnë se bisedimet e para me të do të çojnë në rezultate konkrete që do të rrisin besimin”.

Ai shpreson se këto bisedime do të hapin rrugën për krijimin e një marrëdhënie bashkëpunimi të ndërtuar mbi respektin e sovranitetit, jo ndërhyrje në punët e brendshme dhe ndërprerja e mbështetjes për grupet terroriste dhe milicitë.

Duke theksuar se politika e jashtme e Arabisë Saudite mbështet dialogun dhe zgjidhjet paqësore, Mbreti Salman tha se vendi i tij mbështet përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar Iranin në zhvillimin e armëve bërthamore.

Duke prekur çështjen palestineze në fjalimin e tij, Mbreti Salman potencoi rëndësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytetin e tij.

Lidhur me Jemenin, Salman tha se nëse iniciativa e paqes që vendi i tij paraqiti në mars, e cila përfshin “armëpushimin e plotë dhe fillimin e negociatave”, zbatohet, konflikti do të marrë fund, gjakderdhja do të ndalet dhe vuajtjet e vëllezërve jemenas do t’u vijë fundi.

Selman tha se Huthit vazhdojnë të refuzojnë zgjidhjet paqësore, të përqendrohen në opsionin ushtarak dhe të kërcënojnë burimet detare dhe energjetike ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Ferhan më 22 mars njoftoi se kishin nisur një iniciativë paqësore që përfshinte fillimin e negociatave si: “Për të gjetur një zgjidhje për krizën në Jemen, për të arritur një armëpushim gjithëpërfshirës nën kujdesin e OKB-së, për të transferuar të ardhurat nga Porti Hodeidah në një llogari e përbashkët në Bankën Qendrore, për të hapur Aeroportin Ndërkombëtar të Sana-s për disa fluturime dhe për t’u bashkuar me palët nën kujdesin e OKB-së”.

Përderisa nisma në fjalë u mirëprit nga qeveria jemenase, Huthit thanë se nisma nuk solli asgjë të re. /aa