Ballina Lajmet Kosovë Mbyllen kufijtë tokësorë, në Kosovë mund të hyjnë vetëm shtetasit kosovarë

Mbyllen kufijtë tokësorë, në Kosovë mund të hyjnë vetëm shtetasit kosovarë

Konform vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë, pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus COVID-19), Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë, të cilët duan të hyjnë në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) njofton se mbyllja e kufirit nuk vlen për qytetarët kosovarë.

Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes pikave kufitare do t’i nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetëizolohen për 14 ditë.

“Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga #Kosova”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version