Ballina Lajmet Kosovë Mbyllet Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë – protestojnë nxënësit

Mbyllet Gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë – protestojnë nxënësit

Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka vendosur që Gjimnazi “Ahmet Gashi” të mbyllet dhe nxënësit e kësaj shkolle të vendosen nëpër dy shkolla tjera.

Ndërsa këshilli i nxënësve të këtij gjimnazi ka organizuar një protestë e cila është duke u mbajtur përballë objektit shkollor.

“Këshilli i Nxënësve të Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” ju bën thirrje nxënësve, profesorëve dhe stafit teknik të shkollës që, së bashku, nesër në ora 8:00, të mblidhemi përballë gjimnazit në shenjë proteste kundër rrënimit të objektit shkollor”.

Klan Kosova ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes ku nxënësit shihen duke protestuar përballë kësaj shkolle, me ç’rast e kanë bllokuar edhe rrugën.

Kujtojmë se mësimi në këtë shkollë është ndërprerë, pasi është vlerësuar se objekti i kësaj shkolle nuk i plotëson kushtet dhe standardet e kërkuara për vijimin e mësimit.

Exit mobile version