Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Me 300 mijë ushtarë, Polonia thotë se do të ketë forcat tokësore...

Me 300 mijë ushtarë, Polonia thotë se do të ketë forcat tokësore më të fuqishme në Evropë

Mariusz Blaszczak

Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka thënë se Polonia do të ketë “forcat tokësore më të fuqishme në Evropë” falë investimeve të vazhdueshme nga qeveria, e cila kohët e fundit ngriti buxhetin e saj të mbrojtjes në 3 për qind të PBB-së, një nga nivelet më të larta në NATO, dhe synon të rrisë deri në 5 për qind.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Varshava është fokusuar në shpenzime ushtarake. Të premten, Blaszczak konfirmoi marrëveshjen me Korenë e Jugut sipas së cilës Polonia do të blejë mbi 600 obus dhe gati 1000 tanke. Gjithashtu kohët e fundit ra dakord të blejë 250 tanke të reja dhe 116 të përdorura Abrams nga SHBA-ja.

Për krahasim, Gjermania ka 266 tanke beteje në shërbim dhe Franca 406, sipas Global Firepower, i cili përmbledh të dhënat e fuqisë ushtarake.

Sipas ligjit të ri të mbrojtjes së atdheut të miratuar në mars me mbështetje ndërpartiake, Polonia është zotuar gjithashtu të dyfishojë numrin e forcave të saj të armatosura në 300 mijë. Në maj, ajo filloi një formë të re me pagesë të shërbimit vullnetar ushtarak në një përpjekje për të sjellë rekrutë. /koha

Exit mobile version