Ballina Artikuj Me shkas…!

Me shkas…!

Mr. Jasir Krasniqi

“Muhamedi a.s. vërtet ishte i dërguar i Allahut xh.sh. dhe ishte ai burri nga Mekka të cilit iu zbritën fjalët e Allahut xh.sh. Këtë e dëshmon edhe ndërtimi gjuhësor i fjalëve Kur’anore”
Në kohën që po jetojmë, dëgjon shpesh zëra të atyre që iu është shpërlarë truri nga dyshimet e shejtanëve nga njerëzit të cilët mundohen që Fesë Islame të i gjejnë mangësi apo të godasin Islamin, Kur’anin …dhe nga dyshimet që fusin në zemrat e besimtarëve është edhe mospranimi se Kur’ni flet për Muhamedin a.s. apo mohimin e të qenurit Muhamedi a.s. burimi i dytë i Sheriatit Islam, dhe pothuajse çdo parim, udhëzim apo normë që vije nga Muhamedi a.s. është e papranuar nga kjo kategori.
Sot njihen edhe si ‘’Kuranistët’’, pra, ata të cilët mundohen t’i japin përparësi vetëm Kur’anit dhe jo Sunnetit të Muhammedit a.s…e çka ka ardhur në Kur’an e marrin dhe çka është jashtë tij nuk e pranojnë. Ajeteve të Kur’anit të cilat flasin qartë për obligimin e të ndjekurit Muhamedin a.s. (Sunetin , fjalët, veprat,miratimet e pëlqimet e tij) ata i dhënë orientime të ndryshme duke i komentuar, analizuar e zbërthyer të mbështetur nga gjuha Arabe e duke bërë ndërlidhje e spekulime ma të ndryshmet për të arritur tek mbrojtja e ideve të tyre, dmth i përdorin ajetet e Kur’anit për të ndihmuar qasjet e tyre të rrezikshme e qëllimkeqe.
Ndër shembujt goditës është edhe mohimi i tyre Muhamedin a.s. si emër i përmendur në Kur’an dhe profetësinë e tij , kinse nuk është për qëllim Muhamedi a.s. të cilin myslimanët e besojnë si profetë…dhe spekulojnë e filozofojnë aq shumë vetëm e vetëm për ta nxjerr nga kontesti fjalën e Allahut xhsh të qartë që përmend emrin Muhamed a.s. katër herë në Kur’an.
Do përmendim vetëm një qasje elokuence, nga shumë të tilla, nga Kur’ani që dëshmon emrin, profetësinë e Muhamedit a.s.
Fillimisht duhet rikujtuar se fjalitë në aspektin gjuhësorë ndahen në: Fjali foljore dhe fjali emërore; Fjalia emërore është ajo fjali e cila fillon me emër, ndërsa fjalia foljore është fjalia që fillon me folje; Fjalitë emërore për nga kuptimi janë më të fuqishme sesa fjalitë foljore, ngase folja tregon veprim, vazhdimësi, lëvizje…,ndërsa emri tregon përqendrim, stabilitet e të ngjashme.
Thotë Allahu xh.sh. në ajetin e 29 të kaptinës El-Fet-h:
مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ ۚ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ ۖ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا ۖ سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِم مِّنْ أَثَرِ السُّجُودِ ۚ ذَٰلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ ۚ وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَىٰ عَلَىٰ سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ ۗ وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنْهُم مَّغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا ‎﴿٢٩﴾
‘’Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, i sheh si përkulen dhe bien në sexhde, duke dëshiruar mirësinë e All-llahut dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrë kanë shenjat, gjurmët nga të rënat në sexhde. Ai është përshkrimi i tyre në Tevrat, dhe përshkrimi i tyre në Inxhil. Ata janë si bima kur lëshon filizin e vet e pastaj e forcon, trashet dhe e pjek frutin e vet duke nxitur entuziazëm tek mbjellësit e për t’i zemëruar me të mosbesimtarët. All-llahu u ka premtuar atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira falje dhe shpërblim të madh. (29).’’ (Suretu El-Fet-h 29)
Në këtë ajet të gjatë përmes së cilit Allahu xhsh fillimisht informon qartë se Muhamedi a.s. është sigurt i dërguar i Allahut xhsh dhe këtë të vërtetë e vërteton edhe përmes ndërtimit gjuhësorë që i ka bërë këtij ajeti.
Fillimisht ky ajet është një fjali emërore, nga rreth 54 fjalëve të përdoruara në të, rreth 11 fjalë janë ‘’folje’’ dhe shumica e fjalëve tjera janë ‘’emra’’, mbiemra, pjesëza, përemra, lidhëza…etj.
Pastaj, radhitja e emrave sidomos në fillim të këtij ajeti i jap forcim kuptimit që mbanë ajeti, dmth nëse vetëm rreshtin e parë të ajetit e analizojmë vërejmë që shumica e fjalëve të përdorura janë emra, mbiemra dhe përemra, e të gjitha këto realisht i shërbejnë emrit, ja si psh:
‘’محمد-Muhamedi’’-emër,
‘’رسول-I dërguar’’-mbiemër,
‘’الله-Allahu xhsh’’-emër i përveçëm,
‘’والذين معه – e ata që janë me të’’-përemër (përemri zëvendëson emrin),
‘’أشداء-të ashpër’’- mbiemër,
‘’على الكفار-ndaj pabesimtarëve’’- emër,
‘’رحماء-të mëshirshëm’’-mbiemër’’…
Ajo çfarë del në pah është se Allahu xhsh edhe përmes ajetit në të cilin ka informuar se Muhamedi a.s. është i dërguar i Tij, Ai pra ka dhënë këtë kuptim edhe përmes formimit dhe ndërtimit të fjalëve në ajet duke përdor fjalinë emërore fillimisht, e cila është më e fuqishme sesa fjalia foljore, pasaj, brenda kësaj fjalie emërore qysh në fillim të ajetit fjalët e para janë ‘’emra’’, pastaj si tërësi ajeti thuajse vetëm 11 folje janë përdorë. Emri i Muhamedit a.s. është emri më i përdorur në botë, dhe ai vërtet ishte i Dërguar i Allahut xhsh.

Punoi: Mr. Jasir Krasniqi

Exit mobile version