Më shumë se 1900 fëmijë janë zhdukur në Ukrainë prej 3 muajsh

Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, Sekretariati i Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit ukrainas ka marrë kërkesa nga të afërmit për të kërkuar 1918 fëmijë të zhdukur.

“Shumica prej tyre janë fëmijë nga rajonet e Donetskut, duke përfshirë Mariupol, Kiev. dhe Kharkiv”, shkruan shërbimi për shtyp i Zyrës së Ombudsmani.

“Bombardimet e vazhdueshme, evakuimet e detyruara, lëvizjet kaotike, arratisjet, rrëmbimet ndër faktorët që shkaktuan këtë fenomen”, thuhet më tej në deklaratë.