Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Më shumë se 70,000 njerëz të infektuar me hepatit në Ga’za

Më shumë se 70,000 njerëz të infektuar me hepatit në Ga’za

Zyra për Media e Qeverisë së Gazës thotë se 71,338 njerëz janë infektuar me hepatit viral për shkak të zhvendosjes në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit të kaluar.

Zyra raportoi se më shumë se 1.7 milionë palestinezë janë infektuar me sëmundje infektive si rezultat i kushteve të vështira të zhvendosjes.

U tha se 350,000 njerëz me sëmundje kronike në Gaza përballen me rreziqe të mëdha për shkak të parandalimit të ushtrisë izraelite për hyrjen e medikamenteve të nevojshme.

Exit mobile version