Më shumë se 8 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda Ukrainës

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se më shumë se tetë milionë civilë janë zhvendosur brenda Ukrainës, që kur ka nisur lufta, më 24 shkurt.

Sipas OKB-së, tetë milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre, duke u zhvendosur në pjesë të tjera të shtetit, raporton BBC të martën. v

Të dhënat e OKB-së janë rezultat i hulumtimeve të kryera nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM), mes 17 prillit dhe 3 majit.

Sipas hulumtimit, afërsisht gjysma e kësaj shifre, apo 44% kanë vendosur të zhvendosen

Hulumtimi thotë se gati gjysma e atyre njerëzve, ose 44%, po mendonin për zhvendosje të mëtejshme për shkak të shkallës së krizës humanitare në vend.

“Nevojat e të zhvendosurve brenda vendit dhe të të gjithë të prekurve nga lufta në Ukrainë po rriten çdo orë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i IOM-it, António Vitorino. /koha