Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mediat iraniane: Një helikopter amerikan u godit gjatë kërkimit për pilotin e...

Mediat iraniane: Një helikopter amerikan u godit gjatë kërkimit për pilotin e avionit të rrëzuar

Mediat iraniane pretendojnë se një helikopter amerikan i përfshirë në një operacion kërkim-shpëtimi për pilotin e një avioni luftarak amerikan të rrëzuar u godit nga një predhë, transmeton Anadolu.

Agjencia gjysmëzyrtare Mehr News Agency tha se helikopteri po merrte pjesë në operacionet e kërkimit për pilotin e një avioni luftarak amerikan që Irani thuhet se e kishte rrëzuar më herët.

Agjencia publikoi imazhe të asaj që pretendon se është helikopteri i rrëzuar, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi viktimat apo rrethanat e incidentit.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte informuar për një avion luftarak amerikan, ndoshta i tipit F-15, të rrëzuar mbi Iran.

Duke cituar dy zyrtarë amerikanë, CBS News raportoi se një anëtar i ekuipazhit të avionit ishte shpëtuar nga forcat amerikane.

Rajoni ka qenë në gjendje gatishmërie që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë ajrore më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani më shumë se 1.340 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë në shënjestër Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndërprerë tregjet globale dhe aviacionin.

Exit mobile version