Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mediat: Ukraina i ka dorëzuar Gjermanisë listën e armëve që do

Mediat: Ukraina i ka dorëzuar Gjermanisë listën e armëve që do

Ukraina i ka dërguar Gjermanisë një listë të armëve që dëshiron nga ky vend, raportojnë mediat gjermane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Letra e dorëzuar nga Ambasada e Ukrainës në Berlin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, dhe një kopje në Ministrinë e Mbrojtjes, përmban një listë të armëve që Ukraina pret nga Gjermania, shkruan gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Më tej theksohet se armët që e kërkuan janë për qëllime mbrojtëse dhe se për shkak të situatës së tensionuar dhe kërcënimit rus, kërkesa duhet të procedohet sa më shpejt.

Lista përfshin sistem raketor kundërajror me rreze të mesme, raketa portative kundërajrore, sistem shkatërrimi me mikrovalë dhe sisteme elektronike të gjurmimit, si dhe shumë armë dhe pajisje ushtarake, si pajisje për shikim natën, kamera vëzhgimi, radio digjitale, sistem për shkatërrimin e minave dhe stacione të radarit.

Zyrtarët e qeverisë gjermane refuzojnë të furnizojnë Ukrainën me armë, duke thënë se armët vdekjeprurëse nuk do të dërgohen në zonat e krizës dhe të luftës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të takohet me presidentin e SHBA-së Joe Biden më 7 shkurt dhe liderët baltikë më 10 shkurt, pas së cilës pasojnë bisedimet në Kiev dhe Moskë.

Pas këtyre kontakteve pritet të shihet nëse do të ndryshojë qëndrimi i qeverisë gjermane ndaj dërgimit të armëve në Ukrainë.

Nga ana tjetër, disa politikanë në vend mbështesin dërgimin e armëve Ukrainës dhe disa jo. /aa

Exit mobile version