Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua rreth 50 kilometra në perëndim të Meksikos, kryeqytetit të Meksikës, transmeton Anadolu.
Koordinatori i Mbrojtjes Civile të Meksikos, Adrian Hernandez, deklaroi se një aeroplan i vogël që po përpiqej të bënte ulje emergjente u rrëzua në një largësi rreth 5 kilometra nga Aeroporti Toluca, afërsisht 50 kilometra në perëndim të Meksikos.
Hernandez vuri në dukje se në bord ishin tetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, por deri më tani janë gjetur trupat e shtatë personave.
Në anën tjetër transmetohet se një hetim po zhvillohet lidhur me shkakun e aksidentit.
