Ballina Lajmet Kosovë Merkel dhe Trump bisedojnë për Ballkanin Përendimor, nuk dihet nëse u diskutua...

Merkel dhe Trump bisedojnë për Ballkanin Përendimor, nuk dihet nëse u diskutua për Kosovën

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Ashtu siç njoftoi zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert, temë diskutimi e kësaj bisede telefonike ishte situata në Ballkanin Përendimor, pa specifikuar çështjet të cilat janë folur, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, temë kryesore e bisedës së tyre ishte situata e krijuar në Siri si dhe mundësitë e parandalimit të eskalimit të mëtejshëm të situatës atje.

Kujtojmë se para disa ditësh, Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, ishte deklaruar haptaz kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke shtuar se një gjë e tillë nuk është e nevojshme të ndodhë

Exit mobile version