Merkel & Stoltenberg: NATO ka nevojë për një Gjermani të fortë

Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehën shqetësimin për pikat e kthesës në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë, si dhe Rusisë dhe Ukrainës, në takimin e sotëm në Berlin.

Në funksion të bisedimeve me kreun e NATO-s, Merkel theksoi se ”gjithmonë kam mbështetur dialogun mes Rusisë dhe aleancës perëndimore, por për fat të keq, për momentin nuk ka ndodhur”.

Kancelarja vuri në dukje kontradikta të mëdha midis Rusisë dhe NATO-s, por shtoi se ”dialogu ka qenë gjithmonë më i mirë sesa të mos diskutohej fare”.

Duke iu referuar një debati të gjatë mbi shpenzimet e mbrojtjes, Merkel theksoi se ”Gjermania ka përmirësuar ndjeshëm aftësitë e saj të mbrojtjes në krahasim me buxhetin e mbrojtjes gjatë 16 viteve të saj në detyrë”.

”Vendet anëtare të NATO-s janë zotuar të shpenzojnë 2% të PBB-së për mbrojtjen, por Gjermania mbetet shumë nën këtë prag. Kjo mbetet një detyrë për qeverinë e ardhshme”, pranoi Merkel.

Nga ana e tij Stoltenberg theksoi se Gjermania ka një rol kyç në aleancë. NATO ka nevojë për një Gjermani të fortë, politikisht dhe ushtarakisht”, duke shtuar se ”kjo do të thoshte megjithatë se ushtria gjermane duhet të ketë të gjitha kapacitetet në dispozicion për të mbrojtur vendin”. /atsh