Merkel: Votoni për Armin Laschet që Gjermania të mbetet e qëndrueshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u bëri thirrje votuesve të votojnë për Armin Laschet, kandidatin konservator të partisë së saj, CDU, në mënyrë që Gjermania të mbetet e qëndrueshme, para votimit legjislativ që pritet të caktojë pasardhësin e saj në krye të vendit.

“Që Gjermania të mbetet e qëndrueshme, Armin Laschet duhet të bëhet kancelar federal”, tha Merkel në një takim të partisë së saj në Mynih, para zgjedhjeve të së dielës, që paralajmërojnë një garë të ngushtë midis favoritit socialdemokrat dhe rivalit të tij të krahut të djathtë.

“Çështja se kush qeveris Gjermaninë nuk është pa rëndësi”, shtoi ajo, duke paralajmëruar kundër skenarit të fitores së kandidatit socialdemokrat, Olaf Scholz, aktualisht në krye të sondazheve.

Ndër opsionet e mundshme për një koalicion të ardhshëm, nuk përjashtohet një aleancë “kuqezi-jeshile”, midis kandidatit socialdemokrat të SPD-së, partisë radikale të majtë Die Linke dhe të Gjelbërve. /atsh