Merrej me pornografi të fëmijëve, dënohet me 75 vjet burg

Buster Hernandez 26 vjeçar dhe i papunë i njohur ndryshe si Brian Kil, u dënua me 75 vite burg për pornografi të fëmijëve.

Njeriu që pre kishte fëmijët, familjet e tyre dhe shkollat në Indianën qendrore në SHBA e mësoi dënimin të premten.

Ai kishte krijuar panik duke kërcënuar edhe me viktima masive në dy shkolla të mesme dhe dyqanet në qytetin Plainfield. Vitin e kaluar ai u deklarua fajtor për kërcënimin e shumë të miturve duke përfshirë gjashtë në Indiana dhe të paktën dy në vende tjera.

Hernandez kontaktonte viktimat midis moshës 12 dhe 15 vjeç, përmes më shumë se 300 llogarive të mediave sociale.

Ai u kërkonte video e fotografi nudo atyre dhe i kërcënonte ata me vrasje, përdhunime, rrëmbime dhe lëndime nëse nuk i përgjigjeshin.

Hernandez thuhet se u tha prokurorëve se ai donte të ishte “terroristi më i keq kibernetik që ka jetuar ndonjëherë”. /Mesazhi.com