Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Meta do të largojë postimet ku fjala “sio’nist” përdoret si “gjuhë urrejtjeje”

Meta do të largojë postimet ku fjala “sio’nist” përdoret si “gjuhë urrejtjeje”

Meta, kompania amë e platformave Facebook, Instagram dhe WhatsApp, njoftoi se në rast të konstatimit se fjala “sionist” përdoret në kuptimin e “gjuhës së urrejtjes dhe fyerjes” në ndonjë postim, ato do të hiqen nga platformat e saj, transmeton Anadolu.

Meta tha në një deklaratë se është vendosur që të bëhen ndryshime në rregullore pas konsultimeve në lidhje me përdorimin e fjalës “sionist”.

Në deklaratë theksohet se duhet bërë dallimi mes diskutimeve politike “legjitime” të bazuara në këtë shprehje dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar individëve dhe se përdorimi i fjalës “sionist” në kontekstin e “thirrjes për dhunë” kundër hebrenjve dhe izraelitëve nuk do të lejohet.

Deklarata vuri në dukje se postimet do të lejohen kur fjala “lidhet me një lëvizje politike” dhe shtoi: “Në vazhdim, ne do të heqim postimet ku fjala ‘sionist’ nuk lidhet qartë me një lëvizje politike dhe nëse nënkupton dëmtim ndaj hebrenjve dhe izraelitëve nëpërmjet dhunës apo frikësimit”.

Exit mobile version