Ballina Arritje Teknologji Meta thotë se ka nevojë për 10-fishin e fuqisë kompjuterike që përdori...

Meta thotë se ka nevojë për 10-fishin e fuqisë kompjuterike që përdori për Llama 3 për trajnimin e Llama 4

CFO e kompanisë Susan Li tha gjithashtu se kompania po mendon ndërtimin e qendrave të të dhënave për të trajnuar modelet e ardhshme AI ndërsa shpenzimet kapital do të shtohen në 2025.

Meta, e cila zhvillon një prej modeleve AI më të mëdhenj me burim të hapur quajtur Llama, beson se do ti duhet fuqi kompjuterike disa herë më e lartë për të trajnuar modelet në të ardhmen.

Mark Zuckerberg tha se për të trajnuar modelin Llama 4 kompania ka nevojë për 10-fishin e fuqisë kompjuterike që përdori për Llama 3. Por ai ende dëshiron që Meta të ndërtojë kapacitete për trajnimin e modeleve dhe jo të qëndrojë pas konkurrentëve.

Meta lançoi Llama 3 në muajin Prill me 80 miliardë parametra ndërsa javën e kaluar prezantoi versionin e tij të përmirësuar quajtur Llama 3.1 405B i cili kishte 405 miliardë parametra duke qenë kështu modeli më i madh open-source i Meta.

CFO e kompanisë Susan Li tha gjithashtu se kompania po mendon ndërtimin e qendrave të të dhënave për të trajnuar modelet e ardhshme AI ndërsa shpenzimet kapital do të shtohen në 2025.

Trajnimi i modeleve AI është i kushtueshëm. Shpenzimet e Meta u rritën me 33 përqind në 8.5 miliardë dollarë në tre mujorin e dytë të 2024 nga 6.4 miliardë dollarë një vit më parë.

Sipas The Information OpenAI shpenzon 3 miliardë në trajnimin e modeleve dhe 4 miliardë të tjera në servera nga Microsoft.

Exit mobile version