MG4, vetura elektrike e markës kineze në tregun britanik do të arrijë me çmim fillestar prej 30,800 eurove

MG e cila është nën pronësinë e SAIC Motors ka publikuar çmimin e versionit “hatchback” të MG4 për tregun e Mbretërisë së Bashkuar.

Vetura pritet që të arrijë gjatë muajit shtator me çmim fillestar prej 30,800 eurove.

Ajo prodhohet në Kinë, por që dizajni i saj bëhet në Londër.

MG4 në Kinë njihet edhe me emrin “Mulan” dhe për bazë ka platformën MSP.

Vetura në tregun britanik do të vije në tre modele, Standard Range SE, Long Range SE dhe EV Trophy, raporton ArenaEV, transmeton Telegrafi.

Modeli i parë, Standard Range do të ketë çmim prej 30,800 eurove dhe me një mbushje të plotë me maksimum të ngasjes për 350 kilometra, kjo duke ju falënderuar baterisë prej 51kWh.

Long Range, një model tjetër do të ketë çmim prej 33,800 eurove dhe falë baterisë së saj oreh 64kWh limiti i saj i ngasjes do të jetë 452 kilometra.

Ndërsa modeli i nivelit më të lartë, Trophy do të ketë çmim prej 37,300 eurove, dhe bateria e saj prej 64kWh do të ofrojë limit të ngasjes prej 434 kilometrave.

Modeli EV Trophy vlerësohet të ketë 201 kuaj fuqi dhe shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh do ta arrijë në më pak se 8 sekonda.

Çmimi i lartë i këtij modeli gjithashtu ju ofron juve asistencë të ngasjes si për shembull mbajtja në korsinë tuaj, paralajmërimi për këndin e vdekur, interier të veshur me lëkurë dhe një ekran info-zbavitës prej 10.25 inçëve ku të instaluara i Apple CarPlay dhe Android Auto.