Ballina Arritje Teknologji Microsoft i jep fund makthit të gjatë të përdoruesve të Windows 11-ës...

Microsoft i jep fund makthit të gjatë të përdoruesve të Windows 11-ës me fjalëkalimet Wi-Fi

Për të parë fjalëkalimet e rrjeteve Wi-Fi që jeni lidhur por nuk jeni aktualisht në të duhet të shkoni në command prompt dhe të përdorni disa komanda netsh.

Microsoft ka punuar për të sjellë një mënyrë më të lehtë të shikimit të fjalëkalimeve Wi-Fi në Windows zbuloi kompania përmes një postimi në blog.

Funksionaliteti i ri vjen në versionet eksperimentale Insider Preview dhe është lançuar në kanalin Dev.

Me ndërtimin e ri 23466 të Windows 11-ës, mund të shikoni çelësat SSID në tekst duke shkuar në  Settings > Network and internet > Wi-Fi dhe më pas në Manage known networks. Më pas mund të zgjidhni SSID dhe të klikoni View Wi-Fi security key dhe kaq mjafton.

Aktualisht fjalëkalimi Wi-Fi i rrjetit ku jeni i lidhur në atë moment në Windows 11 është i fshehur në opsionin Wireless Device Properties duke klikuar kutinë “show characters.”

Për të parë fjalëkalimet e rrjeteve Wi-Fi që jeni lidhur por nuk jeni aktualisht në të duhet të shkoni në command prompt dhe disa komanda netsh.

Ndryshimi do ta bëjë më të lehtë zbulimin e fjalëkalimeve Wi-Fi kur keni nevojë pa pasur nevojë të kontrolloni etiketën e routerit.

Exit mobile version