Mijëra emigrantë në kufirin Poloni-Bjellorusi, policia dhe ushtria kontrollojnë automjetet

Policia polake ndalon dhe kontrollon automjetet në një pikë kontrolli të ngritur rreth katër kilometra larg pikës kufitare Kuznica, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa emigrantët e parregullt janë ende duke pritur në kufirin polako-bjellorus, vendkalimi kufitar polak Kuznica është mbyllur për arsye sigurie.

Forcat polake ruajnë kufirin, ndërkohë policia dhe ushtarët nuk i lejojnë gazetarët dhe aktivistët të kalojnë postbllokun.

Mijëra emigrantë të paligjshëm përballen me kushte të mjerueshme dhe vazhdojnë të presin në kufirin Poloni-Bjellorusi, me shpresën se do të kalojnë në tokën e Bashkimit Evropian (BE).

Emigrantët, kryesisht nga Iraku, marrin ndihmë ushqimore dhe ujë. Gati 2.000 emigrantë, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë, po qëndrojnë në tendat e ngritura para gardheve kufitare në zonën pyjore.

Zhvillimet e fundit vijnë mes tensioneve në kufi, pas muajsh ku emigrantët lëvizin drejt kufijve të Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë dhe në një masë më të vogël me Letoninë. Tre vende të Bashkimit Evropian (BE) janë në kufirin lindor të bllokut evropian.

BE-ja akuzon administratën bjelloruse se “përdor emigrantët e parregullt si mjet dhe përpjekje për të destabilizuar BE-në” duke dërguar emigrantë në kufijtë e vendeve anëtare të BE-së. /aa