Në Paris dhe në qytete të tjera në të gjithë Francën, mijëra njerëz protestuan kundër të djathtës ekstreme përpara balotazhit presidencial të fundjavës së ardhshme, raporton Euronews.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale konfirmoi dy kandidatët të cilët do të përballen në raundin e dytë, Emanuel Makron dhe Marin Le Pen një përsëritje e zgjedhjeve të 2017-s, ku Makron arriti të fitonte ndaj politikanës se ekstremit të djathtë.
“Asnjë votë për Marine Le Pen!” brohoritnin demonstrues në Lille. Kandidati i krahut të majtë Jean-Luc Mélenchon e përsëriti të njëjtën frazë disa herë në një fjalim para mbështetësve fundjavën e kaluar.
“Ne jemi këtu për t’i thënë jo të djathtës ekstreme, për shoqërinë, liritë por edhe klimën. Do të ishte një regres i vërtetë nëse do të vinte në pushtet”, tha Jean-François Julliard, drejtor menaxhues i Greenpeace France . Ai ishte një nga disa mijëra njerëz që protestuan në Paris. /euronews








