Ballina Sport Futboll Milan nënshkruan me një mesfushor fantastik, kontratë deri më 2022 (Foto)

Milan nënshkruan me një mesfushor fantastik, kontratë deri më 2022 (Foto)

Milan dëshiron ta konfirmojë të ardhmen e Susos me kontratë të re.

Suso është gjithnjë e më i rëndësishëm në formacionin e Milanit.

Trajneri Vincenzo Montella e ka përsëritur shpeshherë gjatë këtij sezoni se mesfushori i krahut është element i rëndësishëm në ekipin nga San Siro.

Tani, Milan dëshiron ta konfirmojë të ardhmen e Susos me kontratë të re.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se palët janë pranë marrëveshjes për vazhdimin e saj.

Suso është aktualisht i lidhur me Milanin deri më 2019.

Por, me kontratën e re ai do të ketë marrëveshje me “Rossonerët” deri më 2022.

Exit mobile version