Miliona njerëz në Bririn e Afrikës luftojnë me uri

Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF), njoftoi se miliona njerëz në Bririn e Afrikës është duke luftuar me urinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga UNICEF, theksohet se uria në rajon veçanërisht ndikon negativisht tek fëmijët.

Sipas deklaratës, deri në mesin e muajit mars vetëm në Etiopi 6 milionë, ndërsa në Somali mbi 7 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente ushqimore.

Gjithashtu u bë e ditur se thatësira e shkaktuar nga mungesa e ujit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike ka ndikuar në ngordhjen e kafshëve. /aa