Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri francez i mbrojtjes pritet të mbërrijë në Bejrut

Ministri francez i mbrojtjes pritet të mbërrijë në Bejrut

Sebastian Lecornu

Gazetat libaneze Annahar dhe Aljoumhouria po raportojnë se ministri francez i Mbrojtjes Sebastian Lecornu pritet të vizitojë Bejrutin në orët e ardhshme për të diskutuar zbatimin e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Lecornu do të zhvillojë takime me kryeministrin e përkohshëm Najib Mikati, kryetarin Nabih Berri, ministrin e mbrojtjes Maurice Salim dhe shefin e ushtrisë gjeneral Joseph Aoun gjatë vizitës së tij, sipas Aljoumhouria.

Vizita vjen mes shqetësimeve në rritje në Liban për shkeljet e përsëritura izraelite të armëpushimit, e cila hyri në fuqi të mërkurën.

Exit mobile version