Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se kriza në Gaza ka treguar edhe një herë se “shtyllat e sistemit ndërkombëtar janë të paafta për të zgjidhur probleme të tilla”.
Gjatë një fjalimi në Forumin e Dialogut në Teheran, Araghchi theksoi se fati i rajonit të Lindjes së Mesme “nuk mund dhe nuk duhet të jetë më në duart e fuqive jashtë rajonit”.
Sipas tij, ajo që paraqitet nga këto fuqi si “realitet rajonal” është në të vërtetë një narrativë e ndërtuar në përputhje me interesat e tyre.
Ai shtoi se këto narrativa duhet të rishkruhen dhe korrigjohen nga vetë rajoni. “Lindja e Mesme ka nevojë urgjente për një rishikim të thellë të mënyrës se si e sheh veten,” tha Araghchi. /mesazhi