Ballina Lajmet Kosovë Ministri i jashtëm italian-Konjufcës: Kthejuni dialogut me Serbinë, është garanci për anëtarësim...

Ministri i jashtëm italian-Konjufcës: Kthejuni dialogut me Serbinë, është garanci për anëtarësim në BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe të Kosovës, Glauk Konjufca pas takimit me ministrinë italian, Luigi Di Maio, ka deklaruar se Italia mbete mbështetësi i palëkundur i Kosovës drejt BE-së.

Konjufca njoftoj se në këtë takim u diskutuar për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve si dhe për teknologjinë informative.Mes tjerash, Konfjuca theksoi se Italia po ndihmon Kosovën në heqjen e vizave dhe anëtarësim në NATO.

“Patëm një takim të shkëlqyeshëm. Jemi të gëzuar që po e viziton Kosovën. E falënderova për rolin e Italisë në çdo fazë të shtet-ndërtimit të Kosovës. Një mbështetëse e palëkundur për gjithë Ballkanin Perëndimor në integrim evropian”

“Biseduam se si t’i thellojmë marrëdhëniet tona. Me të fuqishëm ekonomik, dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Mbështetja të drejtpërdrejt për ndërtimin e paqes së teknologjisë informative”.

“Ka pasur regjim nga Di Maio për heqjen e vizave dhe perspektives evropiane dhe forcën e KFOR-it dhe në NATO”, u shpreh Konjufca.

Ministri italian, Luigi Di Maio, deklaroi se teknologjia e re do të ndihmojë në ndalimin e migrimit, r.Di Maio theksoi se Italia do të ndihmojë në realizimin e reformave. Ndër tjera, ai ftoi që Kosova t’i kthehet dialogut me Serbinë në mënyrë që ta hapet rruga drejt anëtarësimit në BE, raporton eo.

“Të rinjtë shohin për mundësi për të ardhmen dhe ajo është edhe teknologjia e re. Kjo mund t’i bashkoj gjeneratat për të ndaluar emigrimin e të rinjve. Italia së bashku me vendet tjera të BE-së”.

“Është thelbësore prania e misionit të kontingjentit italian që është një shembull i Italisë në botë. Jemi plotësisht të gatshëm të bashkëpunojmë që të japim gjithçka që reformat të realizohen deri në fund”.

“Italia nxitë edhe e fton në dialog për procesin e paqes. Do të bëjmë që BE-ja të jetë lehtësues i këtij dialogu që do t’i jap përparësi integrimit evropian”, tha ai.

Exit mobile version