Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri i Jashtëm turk merr pjesë në takimin onlajn mbi fazën e...

Ministri i Jashtëm turk merr pjesë në takimin onlajn mbi fazën e dytë të planit të paqes në Gaza

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, mori pjesë sot në një takim onlajn të përqendruar në përgatitjet për fazën e dytë të planit të paqes për Gazën, njoftuan burime diplomatike, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, Fidan iu bashkua takimit virtual si vazhdim i bisedimeve të mbajtura në Miami, Florida, në fund të dhjetorit 2025.

Takimi mblodhi zyrtarë nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, të cilët diskutuan përgatitjet për fazën e ardhshme të planit të paqes për Gazën.

Një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi në Gaza më 10 tetor, në kuadër të planit 20-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump, duke i dhënë fund dy viteve të sulmeve izraelite që kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 70.000 personave, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe plagosjen e afro 171.000 të tjerëve që nga tetori i vitit 2023.

Exit mobile version