Ministri i Shëndetësisë në Austri jep dorëheqjen për shkak të lodhjes nga situata pandemike

Rudolph Anschober

Ministri i Shëndetësisë në Austri, Rudolf Anschober, ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se ndihet shumë i lodhur për shkak të situatës pandemike.

“Kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti. Ndihem i mbingarkuar dhe pa fuqi”, thotë ai duke shtuar se këto 15 muaj si ministër i Shëndetësisë i janë dukur si 15 vjet.

Ai nuk ka qenë në punë që nga java e kaluar dhe gjithashtu mori pushim muajin e kaluar pasi u sëmur dhe u shtrua në spital.
Anschober u bë ministër i Shëndetësisë pak para pandemisë vitin e kaluar, kur partia e e Gjelbër formoi një koalicion me konservatorët e Kancelarit Sebastian Kurz.

Në fillim të pandemisë, Austria u vlerësua si një nga shtetet që e menaxhoi më mirë situatën. Por tashmë, Vjena dhe dy provincat ngjitur janë në bllokim që nga fillimi i muajit. Vendi ka regjistruar më shumë se 581,000 raste dhe mbi 9,700 vdekje./abcnews