Ministri Ismaili anuloi tenderin që ia shiste barin MSH-së shumëfish më shtrenjtë në treg

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, të premten ka refuzuar të nënshkruajë kontratën për blerjen e produktit Imatinb Mesylat, e që në treg njihet me emrin Glivek.

Kjo për shkak se kompania fituese e ka ofertuar këtë produkt 300 fish më shumë sesa vlera e këtij bari në barnatore, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, vendimi për mosnënshkrim të kontratës nëse shikohet Ligji i Prokurimit Publik është bërë pas periudhës kur Autoriteti Kontraktues, që në këtë rast është Ministria e Shëndetësisë, mund të anulojë një proces tenderues.

Produkti që Ismaili po refuzon ta nënshkruajë, nga MSH-ja ishte planifikuar të blihej me çmim prej rreth 24 eurosh, ndonëse në tregun privat ky bar kushton rreth 7 euro.

Ky produkt vitin e kaluar është blerë rreth 32 euro, ndërkohë që gazeta ka raportuar se para se të nënshkruhej kontrata me këtë vlerë e njëjta kompani e kishte ofertuar të njëjtin produkt me afro 5 euro.

Ismaili ka thënë se nuk do të lejojë që këto produkte të blihen me çmime të tilla./Mesazhi/