Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon me eliminim udhëheqësin iranian Khamenei

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz ka kërcënuar se do të eliminojnë udhëheqësin iranian Ali Khamenei, transmeton Anadolu.

Sipas mediave izraelite, Katz bëri një deklaratë për gazetarët në qytetin Holon pranë Tel Avivit, i cili u vu në shënjestër të një sulmi nga Irani mëngjesin e sotëm.

Ai kërcënoi me atentat udhëheqësin iranian Khamenei dhe tha: “Një ‘diktator’ si Khamenei nuk mund të vazhdojë të ekzistojë”.

Katz tha se mëngjesin e sotëm qëllimi i sulmeve ndaj Iranit ishte “të dobësonte qeverinë e Teheranit”.

Ministri izraelit tha se me kryeministrin Benjamin Netanyahu udhëzuan ushtrinë izraelite të rrisë sulmet ndaj Iranit “në mënyrë që të dobësojnë qeverinë e Teheranit”.

– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.

Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.