Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri izraelit kërcënon me migrim palestinezët nga Gaza ashtu si në “Siri...

Ministri izraelit kërcënon me migrim palestinezët nga Gaza ashtu si në “Siri dhe Ukrainë”

Ministri izraelit i Financave nga radhët e ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich kërcënoi se do të punojnë për migrimin e palestinezëve nga Gaza ashtu si në “Siri dhe Ukrainë”, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, Smotrich tha se “Ne do të punojmë për hapjen e dyerve të Gazës për refugjatët për migrim vullnetar, ashtu siç veproi komuniteti ndërkombëtar me refugjatët sirianë dhe ukrainas”.

Edhe në deklaratat e tij të mëparshme, Smotrich pretendon se migrimi vullnetar i palestinezëve nga Gaza drejt vendeve të tjera është “zgjidhja e drejtë humanitare”.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në konferencën për media pas takimit që zhvilloi dje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha se nuk duhet të ushtrohet presion ndaj palestinezëve për t’u larguar nga Rripi i Gazës në të cilin Izraeli vazhdon sulmet e tij që nga 7 tetori.

“Në takim kam qenë i qartë se palestinezët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre kur kushtet të jenë të përshtatshme. Nuk duhet të ushtrohet presion (ndaj palestinezëve) për t’u larguar nga Gaza”, ka deklaruar Blinken duke folur lidhur me takimin e zhvilluar me kryeministrin izraelit.

Exit mobile version