Ministri izraelit, Liberman: Konflikti me Iranin “çështje kohe”

Avigdor Liberman

Ministri izraelit i Financave, Avigdor Liberman pretendon se konflikti i vendit të tij me Iranin është “çështje kohe” dhe se kjo nuk është larg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për faqen e lajmeve “Walla News”, Liberman bëri vlerësime lidhur me tensionet mes Izraelit dhe Iranit.

Ai përmendi negociatat e planifikuara lidhur me rinovimin e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar me Iranin në vitin 2015. “Asnjë proces diplomatik ose marrëveshje nuk mund ta ndalë programin bërthamor të Iranit”, tha Liberman.

Ai vuri në objektiv Iranin dhe theksoi se “konflikti me Iranin është çështje kohe dhe se kjo nuk është larg”.

Në një lajm më 18 tetor në televizionin “Kanal 12” të Izraelit pretendohej se administrata izraelite ka ndarë në buxhet 5 miliardë shekel (rreth 1.53 miliardë dollarë) për të rritur aftësinë e tij të sulmeve ndaj komplekseve bërthamore të Iranit. /aa