Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz pretendon se ndodhen në “pikën më të afërt që nga marrëveshja në nëntor 2023” për kryerjen e një shkëmbimi të ri të pengjeve mes Tel Avivit dhe Hamasit, transmeton Anadolu.
Katz tha se janë “në një pikë afër” arritjes së një shkëmbimi të pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit. “Jemi në pikën më të afërt për marrëveshjen e pengjeve që nga marrëveshja e mëparshme (marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve në nëntor 2023)”, tha ai.
Ministri izraelit vlerëson se një pjesë e madhe e qeverisë së koalicionit në Izrael do të japë mbështetje për marrëveshjen e shkëmbimit. Edhe mediat izraelite raportuan se është “shënuar përparim” në negociatat e zhvilluara për shkëmbimin e pengjeve.
Ndërkohë Hamasi nuk ka bërë ende deklaratë lidhur me këto pretendime të Tel Avivit. Në nëntor 2023 mes Hamasit dhe Izraelit u krye një shkëmbim reciprok pengjesh dhe në Rripin e Gazës u arrit armëpushim i përkohshëm.
Izraeli rifilloi sulmet kundër Gazës pas armëpushimit që zgjati rreth një javë. Parashikohet se në Rripin e Gazës ndodhen rreth 100 pengje izraelite.
