Ballina Lajmet Kosovë Ministri që kandidoi për kryetar komune nga Nisma, mori vetëm 567 vota

Ministri që kandidoi për kryetar komune nga Nisma, mori vetëm 567 vota

Kandidati i Nismës për kryetar të komunës së Prishtinës, Shyqiri Bytyqi nuk ka arritur të marrë as 1 për qind të votave në zgjedhjet lokale.

Në rezultatet e publikuara nga KQZ, Bytyqi renditet i gjashti në listë, shkruan lajmi.net.Ai ka marrë 567 vota që në përqindje i bie 0.71 për qind.

Kujtojmë se Bytyqi është zgjedhur ministër i Ministrisë së Arsimit në qeverinë Haradinaj.

Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 nëntor. Në balotazh për Prishtinën janë kryetari aktual, Shpend Ahmeti nga radhët e Vetëvendosjes dhe Arban Abrashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Exit mobile version