Ministri turk i Mbrojtjes, Akar takohet me homologun e tij grek në Bruksel

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar u takua me ministrin grek të Mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akar vazhdon takimet e tij në selinë e NATO-s ku ndodhet në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Duke marrë pjesë në seancat në kuadër të takimit, ministri Akar u takua me ministrin grek të Mbrojtjes, Panagiotopoulos.

Në takimin e zhvilluar pas seancës “Mbrojtja dhe Parandalimi”, mësohet se u diskutua mbi “rëndësinë për mbajtjen hapur të kanaleve të komunikimit për zgjidhjen e problemeve aktuale, fokusin në agjendën pozitive si dhe vazhdimin e dialogut për uljen e tensioneve i cili do të sigurojë kontribut në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe në bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal”. /aa