Ministrja e Jashtme e Gjermanisë vizitë në Ukrainë

Vizita e saj vjen në një kohë kur Gjermania vazhdon të përballet me kritika për politikën e saj ndaj Rusisë, e cila shihet si vënia e interesave ekonomike mbi shqetësimet e të drejtave të njeriut

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, mbërriti në Ukrainë për vizitën e parë të një anëtari të qeverisë së Berlinit që nga fillimi i luftës ruse në vend më 24 shkurt, raporton Deutsche Welle, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vizita e saj vjen në një kohë kur Gjermania vazhdon të përballet me kritika për politikën e saj ndaj Rusisë, e cila shihet si vënia e interesave ekonomike mbi shqetësimet e të drejtave të njeriut.

Qeveria e koalicionit të kancelarit Olaf Scholz ka ndjekur prej kohësh një politikë të kujdesshme dhe ka përjashtuar dërgesat e armëve në Ukrainë, por ka ndryshuar politikën e saj në shkurt.

Në fillim të këtij muaji, qeveria forcoi më tej qëndrimin e saj dhe filloi të miratojë dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë, duke përfshirë shtatë sisteme artilerie obusi.

Baerbock vizitoi qytetin e Bucha-s pranë Kievit, duke planifikuar të rihapë ambasadën gjermane në Kiev, e cila është mbyllur që nga mesi i shkurtit, dhe do të takohet me homologun ukrainas Dmitry Kuleb, theksoi DW.

Javën e kaluar, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier foli me telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, pas disa ditësh tensionesh diplomatike për vizitën e tij të anuluar në Kiev.

Të dy udhëheqësit e përshkruan bisedën si “shumë të rëndësishme”. /aa