Minneapolis pranon të paguajë 27 milion dollarë familjes së George Floyd

Qyteti i Minneapolis ka rënë dakord të paguajë 27 milion dollarë për të zgjidhur procesin gjyqësor me familjen e George Floyd-it mbi vdekjen e tij gjatë arrestit policor.

Marrëveshja u njoftua të premten ndërsa përzgjedhja e jurisë vazhdoi në gjyqin e Derek Chauvin, një ish-polic i bardhë i akuzuar për vrasje të Floyd-it. Avokati i familjes Floyd Ben Crump e quajti atë “vetëm një hap në udhëtimin e tyre drejt drejtësisë”.
Floyd u shpall i vdekur më 25 maj 2020 pasi polici Derek Chauvin vëndosi gjurin në qafën e tij për rreth nëntë minuta pas arrestimit, gjërsa Floyd thërriste “nuk po mund të marr frymë.” Familja e Floyd e bëri padinë për të drejtat civile kundër qytetit në korrik, Chauvin dhe tre oficerë të tjerë u pushuan nga puna të akuzuar për vdekjen e Floyd-it dhe gjyqi ndaj tyre vazhdon. /Mesazhi.com