Ballina Lajmet Kosovë Mitrovica zgjohet me mesazhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, KFOR-i...

Mitrovica zgjohet me mesazhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, KFOR-i monitoron situatën me helikopter

Qytetarët më veri të Mitrovicës sot janë zgjuar me disa mesazhe që janë vendosur rrugëve të qytetit lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Mirë se vini në Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shkruhet në pankartat dhe disa banerë që janë vendosur në qytet.

Kujtojmë se ditë më parë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, paralajmëroi se serbët në Kosovë do të nisnin formimin e Asociacionit, nëse Prishtina nuk tërhiqet nga vendimet për targat dhe dokumentet identifikuese.

Ndërkaq sot është parë edhe një helikopter i KFOR-it duke fluturuar mbi veriun e Kosovës.

Kujtojmë se mbrëmë KFOR reagoi me situatën e krijuar, duke thënë se janë të gatshëm të intervenojnë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të vendit.

Serbia insiston në formimin e Asociacionit, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një Asociacioni njëetnik. /

Exit mobile version