Ballina Lajmet Kosovë Mjekët nga Turqia do të kryejnë 16 operacione te fëmijët që kanë...

Mjekët nga Turqia do të kryejnë 16 operacione te fëmijët që kanë probleme me zemër

Të hënën në Kosovë ka arritur një ekip i mjekëve dhe ekspertëve nga Turqia, të cilët do të realizojnë 16 operacione kardiokirurgjike te fëmijët me probleme në zemër në QKUK.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit mjekët janë pritur nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Elvir Azizi.

Me këtë rast, ministri Vitia dhe ambasadori i Turqisë, Tunç Angili u kanë dëshiruar mirëseardhje ekspertëve dhe u janë falënderuar ambasadorit turk për kontributin e vazhdueshëm që po japin për shëndetësinë kosovare.

“Në emër të ekipit të ekspertëve foli doktori Alper Guzeltas, i cili fillimisht tha se ndjehet i nderuar që është udhëheqës i ekipit dhe që ka mundësi të kontribuoj për fëmijët e Kosovës. Ekipi i mjekëve po qëndron në Kosovë në bashkëpunim dhe mbështetje të organizatës Muntada Aid, Kabir Miah, kurse koordinimin punës e ka bërë doktori Ramush Bejiqi”, thuhet në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Exit mobile version